Darka e Dubait, Kryemadhi: Miksimi i tavolinës habiti shqiptarët! Të bëhej deklaratë zyrtare të sqaroheshin pozicionet e tyre

18 Janar 2021, 21:52 | Përditesimi i fundit: 2021-01-18 22:12:44

Duke komentuar darkën në Dubai,  Monika Kryemadhi e ftuar te ‘5 pyetjet nga Babaramo” u shpreh se për atë darkë duhet të bëhej transparencë ku të sqaroheshin pozicionet e delegacionit shqiptar, ministrat së bashku me biznesmenët. Komentet për atë darkë, Kryemadhi nuk i cilësoi sulme por kërkesë për transparencë për publikun.

“Nuk mendoj se u sulmuan se po hanin një darkë por mendoj që njerëzit u habitën nga miksimi i tavolinës. Dhe kjo është ajo që të bën më shumë përshtypje. Do ishte shumë më e ndershme që të    ishte një deklaratë zyrtare ku mund të thonin  që ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës së bashku me ministrin për rindërtimin, së bashku dhe me disa biznesmenë shqiptare ku të ishte prezente dhe lista e biznesmenëve ta bënin shumë të qartë që ne kemi vajtur në Emiratet e Bashkuara Arabe për të bërë një bashkëpunim për portin e Durrësit. Për të dhënë  me koncesion portin e Durrësit këtij biznesmenit shqiptar apo këtij grup biznesmenësh shqiptar të cilët do ta marrin dhe do ta vjelin portin e Durrësit. Unë mendoj se kjo do ishte shumë më e ndershme për një sqarim në qoftë se ata kanë udhëtuar me të njëjtin avion”, tha Kryemadhi