DASH publikon raportin për vitin 2020: Mosndëshkimi problem serioz për Shqipërinë

31 Mars 2021, 13:01

Departamenti Amerikan i Shteti (DASH) ka publikuar sot raportin për të drejtat e njeriut në botë, ku për Shqipërinë veçon mosndëshkimin e zyrtarëve si një problem serioz.  "Zëri i Amerikës" ka publikuar një përmbledhje të raportit, ku thuhet se për vitin 2020, Shqipëria u përball me disa çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut, si: pavarësia e gjyqësorit; kufizimet e shprehjes së lirë dhe shtypit; korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes dhe institucionet; dhe moszbatimi i ligjeve për punën e të miturve.

Ndërkohë, ndalur te mosndëshkimet, theksi vendoset te mungesa e ndëshkimit ndaj zyrtarëve për të cilat thuhet se ishin "sporadike", gjatë vitit 2020.

Ndjekja penale, dhe veçanërisht dënimi, i zyrtarëve që kryen abuzime ishin sporadike dhe jo të vazhdueshme. Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshin ndjekjes penale”, shkruhet në raport.

Përmendet po ashtu edhe ngjarja e 8 dhjetorit, ku u vra nga efektivi i policisë Klodian Rasha, ndërsa theksohet: "se mosveprimet për veprimet e paligjshme të policisë, mbeten një problem".

Për lirinë e shprehjes, Dash shkruan se gjatë vitit 2020 pati njoftime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin tek media me mënyra të papërshtatshme.

"Mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehën një larmi pikëpamjesh, thuhet në pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik mbi mediat, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin”, thuhet në raport.