DASH raport për klimën e investimeve në Shqipëri: Korrupsioni në gjyqësor pengon investitorët e huaj

10 Shtator 2020, 12:53

Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes, kështu e perceptojnë investitorët e huaj raporton Departamenti Amerikan i Shtetit. Pavarësisht reformave të ndërmarra në kornizën ligjore dhe reformën elektorale, korrupsioni mbetet problemi kryesor të cilin investitorët e huaj e shohin në Shqipëri.

Në raportin e DASH theksohet se pavarësisht një kornize të shëndoshë ligjore dhe përparimit në reformën elektronike, investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Korrupsioni, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave theksohen në raportin e DASH si problemet e vazhdueshme në Shqipëri. 

Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes, kështu e perceptojnë investitorët e huaj raporton Departamenti Amerikan i Shtetit. Pavarësisht reformave të ndërmarra në kornizën ligjore dhe reformën elektorale, korrupsioni mbetet problemi kryesor të cilin investitorët e huaj e shohin në Shqipëri. Ndërkohë që sipas raportit të Transparancy International, indeksi i perceptimit të korrupsionit për vitin 2019 e rendit Shqipërinë të 106 nga 180 vendet të përfshira.

Problem për investitorët paraqesin korrupsioni në sistemin gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe moszbatimin e kontratave si disa nga problemet kyçe.

Një nga sfidat më të mëdha që paraqet raporti janë të drejtat e pronësisë, sepse akoma ka vështirësi në përcaktimin e pronarëve.  Miratimi i ligjit të ri te pronës, nuk e ka përmirësuar situatën.

“Ka pasur raste kur individë të veçantë kanë manipuluar sistemin gjyqësor dhe kanë marrë tituj të jashtëligjshëm prone. Mbivendosja e titujve të pronave është një çështje serioze dhe e zakonshme.”- theksohet në raport.  

Në Shqipëri gjenden 440 000 ndërtesa pa leje. Sipas Bankës Botërore , Shqipëria renditet e 98-ta, nga 190 vende sa i përket regjistrimit të pronave. Ndërkohë që vazhdon të mbetet problem edhe procesi i kompensimit të tyre.