Dashamir Shehi në Report TV: Beteja e Ramës është me opozitën, jo me Metën

8 Tetor 2020, 14:29 | Përditesimi i fundit: 2020-10-08 14:33:07

"Beteja e Ramës është me opozitën, jo me Metën", kështu është shprehur në studion e Report Tv, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

"Ka të drejtën ta mbush karrigen presidenciale, është burrë i zgjuar, në ndryshim nga presidentët e tjerë që kanë qenë më institucional, ne gjykojmë që kjo për sa kohë bëhet në mbrojtje të Kushtetutës, opozitën e ka me vete dhe këtë e kemi treguar që ne presidentin e konsiderojmë kryetarin e shtetit, aleatin potencial në rreshtimin për të drejtën për të mbrojtur Kushtetutën. Shpresojmë që të reagojë sa herë dhunohet Kushtetuta, atmosfera. Beteja e Ramës është me opozitën, jo me Metën. Ne jemi opozita më e madhe që ka pasur Shqipëria, brenda kësaj skeme, Meta ka rolin e vetë si president, jo si opozitar. Ne jemi opozita më e madhe që ka pasur Shqipëria, brenda kësaj skeme, Meta ka rolin e vetë si president, jo si opozitar", tha Shehi.