“Dashuri në kohën e kolerës”, telefonuesit komentojnë në emision afrimin Rama-Meta

23 Prill 2020, 10:33

Përveç komenteve për temën e ditës telefonuesit në emisionin e mëngjesit “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv kanë komentuar edhe afrimitetin në marrëdhënien mes kryeministrit dhe presidentit kohët e fundit. Një telefonues i tha gazetarit Andi Kapxhiu: “Nga lufta e madhe Rama-Meta po del një dashuri e madhe në kohën e kolerës. Do ketë koalicion të ri në mandatin e tretë midis PS dhe LSI”. Ndërsa një tjetër komentoi:”Ato janë lojëra që bëjnë politikanët në kurriz të popullit”. Ndërkaq ka edhe nga ata që mendojnë se nuk ka asnjë kompromis mes Ramës e Metës: “Presidenti është shumë realist dhe nuk ka kompromis me atë të gjatin”