Dashuria ekziston në kohën e kolerave, por sjelljet duhet të ndryshojnë

1 Maj 2020, 19:15

Ndërkohë që për sociologët kjo është një periudhë e mirë studimi për të bërë diagnoza për domethënien e asaj që po ndodh. Gëzim Tushi sociologu i njohur në një lidhje skype për ’Repolitix’ se sjelljet njerëzore nuk do të jenë më si më parë dhe se vlerësimi i çmimit të jetës është i jashtëzakonshëm. Ndërsa do të triumfojë theksimi i individualizmit.’’Kjo është një minierë ari për ne sociologët për të bërë diagnoza për domethënien e asaj që po ndodh. Do të ndikojë shumë. E ardhmja do të jetë krej ndryshe. Gramatika e sjelljes njerëzorë është ajo që do të ndryshojë shumë. Ndërvarësitë mes njëri- tjetrit. Raportet e njeriut me veten. Një thellim i individualizmit. Shenjtërim i trupit. Po ngremë diga individuale dhe sociale. Vlerësimi i çmimit të jetës është i jashtëzakonshëm’’, tha sociologu Tushi