Dashurie e re Rama- Meta\Spiropali i përgjigjet në distancë deputetit Murrizi

23 Prill 2020, 18:33 | Përditesimi i fundit: 2020-04-23 18:33:35

Ministrja e Shtetit Eliza Spiropali i përgjigjet në distancë deputetit Murrizi, lidhur me zërat më të fundit se ka lindur një dashuri e re ndërmjet Ramës dhe Metës. Në një lidhje nga skype në Report TV, në emisionin ’Repolitix’ të moderatores Odeta Dume, Spiropali e konsideron një akt të domosodoshëm dekretimin e Kodit Penal nga Presidenti, Meta. ’’Opozita e re foli shumë për dashurinë mes liderve, mes Presidentit dhe kryeministrit, por harroi që nuk jeni në kohë dashurie por kohë kolere. Nuk e kemi mendjen për gjëra të tilla. Ajo që bëri presidenti është një vendim krej normal i presidentit për të bashkëpunuar për punimet në Kodin e Ri Penal, një dosmodoshmëri për plotësimin e të drejtës tonë penale që kishte mangësi të theksuara përsa i takon gjendjes së epidemisë, dhe fatkeqësisë natyrore. Do kemi kohë për t’u kthyer tek lufta dashuria dhe paqja. Presidenti i Republikës ka bërë një akt normal të kreut të shtetit. Ka dekretuar një ndyshim në Kodin Penal që është i domosdoshëm në këto kohë’’-tha Ministrja Spiropali