Dautaj nga spitali: Prej ditësh me tension të lartë! Do rikthehem tek shokët në grevë

9 Tetor 2020, 10:04

Nga spitali, Sokol Dautaj është shprehur se ka pasur probleme me tensionin e lartë prej disa ditësh. Ndërkohë ai thotë se do të kthehet sërish tek naftëtarët e tjerë në grevë.

"Prej disa ditësh kam pasur probleme me tensionin e lartë. Më ka sjellë shqetësime. Nuk doja ta bëja mediatike. Unë do të rikthehem tek shokët" - tha Dautaj.