Davos 2020, nis punimet Forumi Ekonomik, Greta Thunberg 'pushton' skenën

21 Janar 2020, 14:48

Si në një premierë filmi pritet ardhja e dy protagonistëve, presidenti amerikan, Donald Trump, dhe aktivistja suedeze Greta Thunberg, dy gjigantë mediatikë në Davos, për samitin e 50-të të Forumit Ekonomik Botëror.

Kantoni i Grisons i blinduar për shkak të pranisë së qindra aktivistëve të klimës, të mbledhur në qendër të Landquart dhe të gatshëm për një marshim 40 kilometra për të tërhequr vëmendjen e qeverive për ngrohjen globale dhe për të mirëpritur dy matadorët Trump-Thunberg, me bilbila dhe duartrokitje.Themeluesi i Forumit, Klaus Schwab thotë se këtë vit Davos shënon 50 vjetorin dhe se shqetësimet mjedisore do të diskutohen në axhendën e samitit.