De Biasi tifoz special në 'Elbasan Arena' për Shqipëri-Izrael: Kuqezinjtë mund të kualifikohen në 'Euro 2020'

7 Shtator 2018, 20:46

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, italo-shqiptari Gianni De Basi është tifozi special i kuqezinjve në Elbasan Arena aty ku Shqipëria do luajë kundër Izraelit për Ligën e Kombeve. Në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Andi Kapxhiu, De Biasi është shprehur me nota optimiste se Shqipëria i ka mundësitë të kualifikohet në Europianin e 2020. Për ndeshjen e sotme kundër Izraelit, De Biasi tha se Shqipëria mund ta fitojë këtë sfidë dhe ta nisë mbarë kështu kompeticionin e ri, ndërsa kujtoi edhe disfatën e dy viteve më parë dhe fitoren në transfertë ndaj të njëjtit kundërshtar. 

Besoj se Shqipëria i ka te gjitha mundësitë që ta fitojë ndeshjen e sotme me Izraelin dhe ta nisë me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve. Eliminatoret e kaluara kemi luajtur dy ndeshje ndaj Izraelit ku të parën e humbëm pasi mbetëm edhe me 9 lojtarë dhe ishte një ndeshje e çuditshme, ndërsa shkuam në Izrael dhe fituam 3 me 0 në një ndeshje shumë të mirë. Nëse beson fort në ëndrra patjetër që mund ti realizosh dhe unë besoj se Shqipëria mund të kualifikohet në Euro 2020.

Gianni De Biasi, ish-trajner i Shqipërisë