Debat në Kuvend/ Berisha: Turp, s'i hiqet fjala deputetit! Rama: Koha e 'Non Gratave' ka përfunduar, je i padëshiruar, ulu

9 Qershor 2022, 12:43 | Përditesimi i fundit: 2022-06-09 20:19:16

Sali Berisha ka kërkuar fjalën, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, nuk ia ka dhënë dhe kjo ka nxitur një debat. Në "ndihmë" të Sali berishës ka ardhur dhe Flamur Noka.

Sali Berisha: Akti i turpshëm nuk i hiqet parlamentit fjala

Rama: Si nuk të vjen turp o 'Non Grata' po ulu aty. Je i padëshiruar ulu, je i padëshiruar

Rama- Berishës: Nuk ka procedurë për ty personalisht jo për Kuvendin. Nuk procedurë për Non Grata, je i padëshiruar

Flamur Noka- Rames: Kush je ti që përcakton se kush është opozitë? Pse ti e përcakton opozitën. Opozitën e bravave quan opozitë ti?

Berisha- Nikollës: Kush je ti që i heq kuvendit mundësinë e procedurës. Nga verbëria po i shërben Ramës.

  •