Debat për tenderat/ Lleshaj: Nëse ke prova çoji në SPAK! Murrizi: Kur vijnë lekët t'i je në gjumë

29 Korrik 2020, 11:35 | Përditesimi i fundit: 2020-07-29 13:33:53

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka pasur edhe një shkëmbim replikash mes kryetarit të grupit demokrat Myslym Murrizi me ministrin Sandër Lleshaj.

Debati në Kuvend
Myslym Murrizi: Po kjo firmë, ku në 2013 nga ju u thatë shqiptarëve se do e denoncojmë, por po kjo firmë me ministrat tuaj të mbrojtjes mori 45 mln euro. Para 15 ditësh i thatë 23 mln euro uniformat e ministrisë së brendshme me 30% artikuj më pak. Ftoj SPAK-un të mos flejë gjumë. Buxheti të mos përfundonte në xhepat atyre që iu njohin xhepat. Jo vetëm kjo ministri, por edhe objektet e tenderimeve të shëndetësisë, apo e Mbrojtjes, apo agjenci të tjera duhet të jenë objekt hetimi i SPAK-ut.

Sandër Lleshaj: Zoti Murrizi po të ishit mjaftuar me pjesën e dytë të fjalës suaj do të isha dakord që të merreshin prokurorët, por ju e bëtë vetë prokurorin në fillim. Nuk i di ato që thatë se nuk merrem me shifra, tendera dhe firma, apo sozi. Po do ju ftoja të shkoni të trokisni atje te prokuroria dhe kështu zgjidhet puna dhe lërini ata ta bëjnë prokurorin. Unë refuzoj të merrem me këtë dhe sfidoj këdo që i thotë vetes shqiptar që të gjejë edhe një nanogram lidhje mes atyre pisllëqeve që përmende dhe figurës time. Nuk ka lidhje, ju sfidoj të trokisni në prokurori.