Debat te 'Ligjet'/ Alibeaj: Jeni kthyer Ministri Huamarrëse! Rakacolli: Nuk po bëjmë lojë kungulleshkash, shqiptarët nuk ikin në Gjermani vetëm për rrogën

1 Qershor 2022, 13:11

Shqyrtimi i projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH" për financimin shtesë për projektin 'Përmirësimi i Sistemit të Shëndetësisë' nisi me debate në Komisionin e Ligjeve. Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj renditi disa pyetje për Mira Rakacollin teksa Ministrinë e Shëndetësisë e cilësoi si "Ministri Huamarrëse". Sa i përket rritjes së çmimeve të mjekëve dhe infermierëve e emigrimit në Gjermani, zv.ministrja e Shëndetësisë i tha se vjen për shkak të lëvizjes së lirë.