Debate ne Konferencën e Kryetarëve, Alibeaj nxehet me Felaj: Nga cili planet vjen zonjë? Më nxirr jashtë! Zv.kryetarja e Kuvendit i fik mikrofonin

31 Maj 2022, 15:17

Konferenca e Kryetarëve ka nisur me debate mes Enkelejd Alibeaj dhe Ermonela Felaj. Kreu i grupit parlamentar të PD donte të diskutonte për Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike ndërsa Felaj i tërhiqte vëmendjen se duhet të flisnin për të caktuar datën e raundit të katërt.

Mes tyre pati edhe debate, aq sa Alibeaj i thoshte se do të përfundonte fjalën e tij por Felaj e ndërpriste vazhdimisht. Kreu i grupit parlamentar të PD i tha se mund edhe ta nxirrte jashtë ndërsa Felaj i tregonte se nuk mund të diskutonte për një pikë tjetër. Debati erdhi derisa Felaj i kërkoi teknikës t’i ndërpresë fjalën Alibeajt. Pasi iu fik mikrofoni për disa sekonda, anëtarët vendosën që Alibeaj të përfundonte fjalën deri në fund, ndaj vijoi të paraqiste kërkesën e PD për Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike.