Debate në Kuvend/ Ruçi s'i jep fjalën Murrizit, opozita bllokon foltoren

2 Korrik 2020, 13:40 | Përditesimi i fundit: 2020-07-02 13:43:04

TIRANE-Kryetari i Kuvendit ndërpreu 5 minuta seancën plenare, pasi disa nga deputetët e opozitës bllokuan foltoren për shkak se Gramoz Ruçi nuk i dha fjalën Myslym Murrizit, që kërkoi të replikonte me Edi Ramën. Ruçi i tërhoqi vëmendjen duke e paralajmëruar se do ta përjashtojë nga seanca nëse nuk ulet, por Murrizi nuk u tërhoq. Përballë situatës së krijuar, PS-ja kërkoi 5 minuta pushim.