Çmimet e larta në vend dhe raporti i Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021 ka nxitur debate këtë të enjte në Kuvend. Deputetja e PD Jorida Tabaku u përplas me ministren e Financave Delina Ibrahimaj dhe zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, të cilëve u tha se është turp të arrestohesh për PPP dhe i theksoi se nuk ka frikë nga kërcënimet apo hetimet.
