Debate për PPP-të/ Spaho: Anulojini, rritja ekonomike nuk ka prodhuar punësim

28 Janar 2019, 15:02 | Përditesimi: 28 Janar 2019, 15:02

Komisioni i Ekonomisë është mbledhur këtë të hënë i drejtuar këtë herë nga Arben Ahmetaj, tanimë në detrën e Kreut të komisionit të kenomesë ku në fokus ka qenë tema e koncenisionive për kontratat e Partneritetit Publik Privat.  Në mbledhjen e ditës së sotme kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e opozitës të cilët kanë thyer bojkotin e ndërmarrë prej  një kohe të gjatë dhe i janë rikthyer komisioneve parlamentare.

Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar me debate, të shumta mes anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës.  Gjatë diskutimeve pas raportimit që bëri Ministrja e re e Ekonomisë, Anila Denaj Kreu i komisionit të ekonomisë Arben Ahmetaj tha se qeveria është vendosur të mos heq dorë  kontrata e e PPP. Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, ka marrë fjalën e tij duke i konsideruar  kontratat koncensionare të PPP-së korruptive, që sipas tij qeveria duhet tí anulojë sa më parë pasi nuk kanë prodhuar asgjë veç papunësi  tek shqiptarët dhe nivel të lartë emigracioni për shkak të mungesë së të ardhurave .

b.ha./Shqiptarja.com