Debate tek ‘Shëndetësia’/ PD: Të dorëhiqet Xhafaj, PS: Po bëni puç si në vitin 1998

22 Maj 2018, 12:04

Debatet e forta kanë shoqëruar Komisionin e Shëndetësisë, ku opozita është ndalur sërish tek akuzat ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Agron Xhafaj është bërë temë debati në këtë komision, teksa deputetët e opozitës kanë hedhur akuza të forta ndaj tij, ministrit dhe kryeministrit Edi Rama.

Demokratët Bardh Spahia dhe Aldo Bumçi kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Xhafaj, i cili sipas tyre, duhet të jetë subjekt i ligjit Antimafia, por në përgjigjen e saj deputetja socialiste, Elisa Spiropali, deklaroi se opozita po bën një puç si në vitin 1998, por këtë radhë pa armë.

Bardh Spahia: Fatmir Xhafaj duhet të ishte dorëhequr dhe duhet të ishte subjekt i ligjit Antimafia. Si ka mundësi që dy ministra të Brendshëm dalin të implikuar në trafik droge

Spiropali: Keni bërë një puç, që nuk është me armë, por që kush e ka bërë do mbajë përgjegjësi. Jeni bërë turp ndërkombëtar. Edhe pas 100 vitesh do ju shkruhet emri në librat e historisë, se nuk ishte parë kurrë që deputetët e opozitës të merren me sajimin e një videoje të tillë. Mos e sulmoni Ministrinë e Brendshme, lëreni të bëjë detyrën, që e bën me përgjegjshmërinë më të plotë.

Bumçi: Këto janë deputetët që mbrojnë markoshtetin dhe narkoeurot, eurot e drogës. Eid Rama di vetëm narkodrogën. Fatmir Xhafaj mbron vëllanë e tij narkotrafikant.

Spiropali: Kryetar keni marrë peng këtë komision. Aldo, kemi durim të madh, por jemi këtu për të folur për problemet e shëndetësisë. Disa nga kolegët po flasin sikur kanë pirë gjysma e asaj që ka mbjellë në Lazarat. Jeni bërë të lodhshëm dhe për votuesit tuaj. Si e keni ‘Babalen’? Do shohim deri në fund si do dalë kjo çështja e ‘Babales’ tuaj.

    No videos found.