Debatet e plota për krimet në komunizëm, Murrizi: Hajde bëjmë ligj, mos bëni 'cicla micla'

16 Korrik 2019, 14:03 | Përditesimi i fundit: 2019-07-16 18:17:55

Në komisionin e Ligjeve u diskutua ditën e sotme lidhur me ligjin për Krimet e komunizimit. Gjatë mbledhjes pati diskutime mes deputetëve. I pranishëm ishte drejtuesi i Institutit për krimet e komunizmit Agron Tufa i cili kërkoi që në seancë të ishin të pranishëm edhe përfaqëues të DISK-së.

Murrizi- 120 deputetë nuk kanë asnjë certifikatë sigurie, nuk marrin vërtetim nga autoriti i dosjeve. Hajde bëjmë ligj, mos bëni 'cicla-micla'

Manja- Këtu nuk jemi për Tufën, jemi të mos baltoset një periudhë e rëndësishme e vendit. Nëse Tufa do e bëntë si duhet atë institutin sot do ishin me emër dhe mbiemër dhe nuk do ishin në punë në administratë. Jam shumë dakord me ju që nenet të diskutohen teknikisht. A duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie punonjësit e këtij instituti. Në fund të fundit ai është studiues. Janë dy nene që duhen bërë. Pjesa e dytë që propozohet duhet diskutuar ligjërish jo me konsiderata politike

Tufa- A ndodhen këtu përfaqësues të DISK-së, sepse ata janë pala që do ta refuzojnë. Nëse nuk ka një raport të tyre unë propozoj që kjo mbledhje të shtyhet. Ligji që keni përpara është në fuqi. Propozohet ndryshim vetëm në dy nene. Për certifikatën për nenet do ngarkohen edhe personat e autorizuar.  Por ne nuk kemi ardhur tek ky nen

Përmeti-Unë për të qenë i sinqertë, duke qenë se kam vlerësim për juristët që janë këtu. Cfarë të keqe ka të studiosh. Pse duhet ndaluar studimi me ligj. Jam dakord me Murrizin por jo me këtë nen këtu. Pyetja që mua më shqetëson është se nëpunësve i kërkohet si kriter vetëm mosha madhore.

Mara- Do ndalem tek neni 1. Në 1941 u formua PKSH kur në Shqipëria kishte edhe forca të tjera politike. Nuk është normale të ndajmë ideologjitë e asaj kohe sepse ato janë zgjidhur në atë kohë. Ky regjim nuk ishte para vitit '44. Pasojat nisën vetëm në këtë vit.

Alimadhi: Do doja të mos i preknim shumë familjet që janë prekur nga sistemi komunist.  Ju nuk e keni kuptuar, nuk e dini për çfarë diskutohet.

Manja: Këtu ngatërrohet ligji me historinë.Ligji ka rregullore