Debati brenda shumicës për Porto-Romanon! Bushati: Të ndahemi me oligarkinë! Balla: E votove vetë

30 Prill 2020, 14:06 | Përditesimi i fundit: 2020-04-30 14:10:28

TIRANE-Shtesa e kontratës së koncesionit në Porto - Romano sot në Kuvend ka shkaktuar një polemikë mes shumicës qeverisëse. Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati doli kundër, duke kërkuar nga forca që bën pjesë që që të ndahet nga oligarkia. Ai tha se kjo shtesë nuk është në interes të qytetarëve, pasi po i merret portit të Durrësit dhe po i jepet privatit.

"Sot po kërkohet të miratohet një kontratë për një koncesionar të ri, pa garë, pa procedurë dhe pa ligj. Në një situatë jashtëzakonisht të vështirë në të cilën po kalon vendi. Dhe unë dua ta filloj me një lutje në radhë të parë zoti Kryetar meqenëse jeni një deputet me shumë eksperiencë dhe shumë i matur në drejtimin e politikës shqiptare dhe Kuvendit. Jam 100% dakord me fjalën që ju mbajtët në fillim të kësaj seance ku thatë se ne nuk jemi zotër të këtij vendi dhe duhet të jemi të kujdesshëm me liritë politike dhe liritë ekonomike të qytetarëve që përfaqësojmë.

    No videos found.