Debati - 'I pangopur për të takuar Merkel, Rama-Hajdarit: Më merr të keqen mua...

30 Janar 2020, 13:29

Kreu i qeverisë Edi Rama ka "këshilluar", kryetaren e grupit parlamentar demokrat  Rudina Hajdari që të mos hedhë akuza ndaj tij të cilat nuk i fakton dot, duke i kujtuar përplasjet me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për akuzat që këta të fundit kanë adresuar në drejtim të tij.

Hajdari: Unë mendoj se më keni keqkuptuar. Ju rrini me zonjën Merkel dhe nuk keni të mendoni se çfarë bëhet në Shqipëri. Ju nuk keni rënë akoma me këmbë në tokë. Jeni akoma te digjitalizimi. Unë kam qenë tek spitali dhe i kam dërguar një rezistencë sepse ishin pa ngrohje. Koncesioni për sterilizimin është i paligjshëm sepse ka çmime shumë më të larta se vendet e tjera. Çdo njeri që merret me këtë fushë e di shumë mirë se ky konçesion është i fryrë', deklaroi Hajdari.

Rama: Hajde këtu me trego një pazar, e kam sfiduar udhëheqësin tënd fizik, Saliun dhe Lulzimin. Jam në gjyq me ata. Ti me merr të keqen mua, për pazare dhe ndarje pazaresh. Çfarë është ky koncept i pangopësisë?  Ju thatë se unë jam i pangopur për të takuar kancelaren, ca fjalie është kjo, cila pjesë, hemisfere brenda magazinës që keni mbi shpatulla ua prodhoi këtë mendim ca është kjo. Dhe ca lidhje ka kjo me egoizmin, ku hyn egoizmi, ca është ky që u ushqeka duke takuar kancelaren, apo jo nuk e dini që është pjesë e detyrës, jo e dëshirës për të takuar edhe ata që drejtojnë vende shumë më të zhvilluara. Nuk keni faj se nuk jeni mësuar se kurrë më parë një kryeministër nuk hynte e dilte nëpër zyrat më të rëndësishme si për punë, njëherë në mot për një vizitë dhe ku jemi parë, ndërkohë që sot ndodh ndryshe, mësohuni.

    No videos found.