Debati i parë presidencial Trump dhe Biden! Tone të larta dhe ofendime personale

30 Shtator 2020, 09:22 | Përditesimi i fundit: 2020-09-30 14:17:36

Presidenti amerikan Donald Trump dhe rivali i tij Joe Biden, kanë pasur atë që njihet si një nga përplasjet më kaotike dhe me tonet më të larta në historinë e ShBA.

Tone tejet të larta dhe përplasje mbi temat më të nxehta në vend, si pandemia, supremacia e Barrshë dhe ekonomia gjatë debatit 90 minutësh të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë. 

Kështu u pa debati i parë presidencial mes presidentit Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden, ku të dy garuesit për Shtëpinë e Bardhë nuk kursyen as ofendimet dhe akuzat personale  kundrejt njëri tjetrit.

Një Biden me të cilin nuk jemi mësuar shpesh me tone tejet të larta dhe ofendime u shfaq mbrëmë, ku në momente të caktuara e quajti presidenti amerikan si kloun dhe i kërkoi edhe të pushojë ndërkohë që presidenti Trump u përgjigj se Biden nuk është aspak i zgjuar.

Kandidatët kaluan një pjesë të kohës duke debatuar mbi nominimin që Trump i bëri Amy Coney Barrett si gjyqtare në Gjykatën Supreme për të zëvëndësuar të ndjerën, Ruth Bader Ginsburg. Biden dhe demokratët e tjerë e kanë kundërshtuar Trumpin për vendimin e ndërmarrë kaq pranë mbajtjes së zgjedhjeve, të cilët insistojnë në zgjedhjen e zëvëndësit të Ginsburg pas zgjedhjeve të 3 Nëntorit.

Pika e dytë ku u përballën dy kandidatët duke ngritur herë pas here zërin ishte edhe pandemia, ndërkohë që presidenti amerikan fajësoi Kinën  për përhapjen e virusit, Joe Biden akuzoi presidentin për keqmenaxhim të situatës dhe se ai ka një plan për rimëkëmbjen e vendit.