"Ka rënë alarmi, të dënohet transmetuesi i virusit"/Sherri mes dy avokatëve

13 Prill 2020, 19:43 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 20:40:27

Cështja e emigrantëve vazhdon të mbetet një tjetër problem për Shqipërinë. Në një lidhje skyp, avokati Idajet Beqiri ishte pro masave të marra nga qeveria. “Jemi në situat luftë, nuk i dallojm dot armiqt si në luftën e dytë botërore. Nuk ka arsye përse të dalim e të kthehmi, se nuk ka asnjë emergjencë, se kemi rrisk për vete dhe për te tjerët. Nëse dikush më kalon virusin dhe unë humbas jetën, kjo patjetër është e dënueshme”- u shpreh avokat Idajet Beqiri. Ndërsa, kolegu i tij Ndue Pjetra ishte totalisht kundër, pasi preken të drejtat e njeriut sipas Koventës Evropiane. “Shteti ka për detyrë të mos pengoj shtetasit, pasi nuk ka asnjë vend në botë që të mos lejoj shtetasin e vetë të kthehet në Shqipëri. Përqëndrohemi te njerzit e bllokuar në kufi është vepër penale, në momentin që më bllokon duhet të pajisem më një dokument për mos hyrje në Shqipëri. Kjo është vepër penale dhe ai që ka bërë këtë vepër duhet të futet në burg. Mosha e tretë të rrij në shtëpi, por jo moshat e tjera”-u shpreh avokati Ndue Pjetra.