Deputeti i PS, Vullnet Sinaj gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një teatër të ri modern. Ai tha se e keqja qe kemi kaluar, që nuk kemi shumë godina të vjetra, nuk do të thotë të kapemi pas kësaj, pasi nuk është Coloseu. Sinaj theksoi se opozitës i erren sytë për pushtet, ndërsa e akuzoi se mbushi Tiranën me kioska dhe se një pjesë e tyre kanë mbetur akoma tek mendimet komuniste të pronës së përbashkët.
Opozita është e pa qartë dhe e pabindur. Edhe ju e keni kuptuar që ai teatër duhet rrëzuar, unë do të kuptoja vetëm nostalgjinë e artistëve që kanë luajtur në atë skenë, i respektoj ata, por duhet të më kuptojnë edhe mua që vota ime do të jetë pro ndërtimit të një teatri ri. Fati Shqipërinë nuk e ka përkëdhelur ndër vite dhe shekuj dhe nuk e ka trajtuar sikur duhet, dhe i ka detyruar të parët tanë që në vend që të ndërtonin të luftonin për të mbrojtur trojet. Dhe sot ne vijmë në këtë kohë, që në këto ditë që nuk ka luftë duhet të ndërtojmë, nuk mund ti fal vetës për të mos ndërtuar një teatër të ri që ka për t’i shërbyer Shqipërisë.
E keqja dhe e mira rrinë afër, duhet inteligjencë për t’i parë, këtu lind edhe dallimi mes ndesh, ju mbaheni pas teatrit të vjetër, ne jemi për një teatër të ri që do u shërbejë aktorëve dhe brezit të ri. E keqja qe kemi kaluar, që nuk kemi shumë godina të vjetra, nuk do të thotë të kapemi pas kësaj, pasi nuk është Coloseu, pasi është ndërtuar në 1938 për nevojat e qytetit. Koha kërkon që të ndërtojmë të ardhmen e shqiptarëve për ta gëzuar për të ndërtuar një teatër modern. Duhet të më kuptojnë edhe aktorët dhe artistët, opozita kundërshton me të madhe, edhe pse që në 2004 teatri është përjashtuar nga lista e monumenteve të kulturës.
