Debati në opozitën e re/ Gjoni: U keqinterpretua, jam në një linjë me Rudina Hajdarin

25 Shtator 2019, 13:26

Ralf Gjoni u mundua që të mohonte debatet në grupin e opozitës së re duke deklaruar se është në unison dhe 100% me një linjë me mendimet e Rudina Hajdarit për Reformën Zgjedhore.

"Një sqarim për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe partive politike. Ndoshta ka pasur një keqkuptim se shumë prej nesh kujtuan se tryeza zhvillohet në gjirin e reformës zgjedhore. Në tryezën e parë nuk mund të qëndroja, pasi nuk mund të pranoja që fjalën të ma jepte Gjiknuri. Përsëris dhe të bashkohem me fjalët e zonjës Hajdari, pasi jemi në një linjë. Nuk dua që largimi unë nga sesioni i parë të keqinterpretohet, kjo është iniciativa jonë.

Ne do i qëndrojmë besnik deri në fund kësaj kauze, nuk jemi për bojkot. Do të jemi këtu, por nuk mund të pranoj që në minutë të fundit të futet emri i një përfaqësuesi të PD-së dhe t'i jepet fjala para Rudina Hajdarit. Ne kemi dy bashkë-kryetarë dhe jo tre. Ndërhyrja që u bë nga Kaso për të shpalosur një qëndrim të PD-së dhe ofendimi ndaj nesh duke ikur është një praktikë e papranueshme" tha Gjoni.

    No videos found.