Debati për gjykatën/ Gjoni për Report Tv: Anëtaret e Kushtetueses duhet të betohen në Presidencë, jo Kuvend!

12 Nëntor 2019, 16:38

Për opozitën parlamentare anëtaret e sapo zgjedhura të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të fillojnë detyrën pa bërë betimin te presidenti i Republikës. Deputeti Ralf Gjoni për Report Tv u shpreh se anëtaret e reja kanë mandatet po u nevojitet betimi te presidenti.

Sipas tij, nëse presidenti nuk zgjedh ta ushtrojë këtë kompetencë do të shkaktohet një furtunë në marrëdhëniet mes dy institucioneve parlamentit dhe presidencës. Sipas Gjonit, nëse betimi i anëtareve të Gjykatës Kushtetuese bëhet në Kuvend, do jetë një veprim kundër ligjit.

Një anëtar i ri i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të fillojë detyrën pa bërë betimin te presidenti. Kushtetuta parashikon që presidenti ka një rol noterizues, merret e mirëqenë detyra e deputetit për ti thirrur anëtarët e sapo zgjedhur. Është e qartë që pa bërë betimin te presidenti këto anëtare nuk hyjnë dot në zyra.

Nëse presidenti zgjedh të ushtrojë detyrën e tij në një mënyrë të tillë në kundërshtim me kushtetutën ne shkojmë në një përplasje shumë të fortë, do thoja në një ortek kushtetues që do vijë duke u rritur. Mund të bëhet në Kuvend betimi por do jetë në kundërshtim me Kushtetutën.

Për momentin, leximit që unë i bëj Kushtetutës nuk e shoh të mundur që anëtaret e reja të marrin detyrën pa u betuar te presidenti” tha ai. Dje u dy zgjodhën nga Kuvendi dy anëtarë të Kushtetueses, por Presidenti ka kundërshtuar procedurën