Debati për inceneratorët/ Rama i përgjigjet opozitës me videon e blogerit të famshëm Nas Daily

25 Tetor 2020, 09:47 | Përditesimi i fundit: 2020-10-25 09:49:54

TIRANË- Në një kohë kur inceneratorët janë kthyer në qendër të akuzave të opozitës, për të treguar se ato nuk janë të dëmshëm për mjedisin, kryeministri Edi Rama sjell videon e blogerit të famshëm Nas Daily.

Ky i fundit nëpërmjet një video ka përshkruar të gjithë itenerarin që bëjnë mbeturinat në Singapor, që nga grumbullimi i tyre deri në asgjësimin e tyre në inceneratorë. Nga djegia e mbeturinave me këtë teknologji, shpjegohet në video, prodhohet energji dhe mjedisi nuk ndotet.Rama ka zgjedhur që përgjigjen për opozitën ta jap nëpërmjet kësaj video.