Debati për masat mbi koronavirusin, analistët: Opozita po fuqizon qeverinë!

13 Prill 2020, 18:01

Teksa shkenca po përpiqet me gjithë fuqinë e saj për të gjetur vaksinën për armikun e padukshëm dhe të panjohur,  pandemia e koronavirusit ka krijuar sfida edhe për vetë politikën, se si duhet të jetë sjellja në një situatë që po merr jetë njerëzish në mbarë botën. Një sprovë për qeveritë që duhet të ndërmarrin politikat e duhura për të mbrojtur jetën e qytetarëve, dhe një test edhe për opozitën se mos reagimi i saj nuk shfaqet si kontribut kundër COVID-19, por e kthen në 'të bërit politikë jo në momentin e duhur'. Analistët në Shqipëri janë të pozicionuar në një linjë kur thonë se qeveria ka fituar pikë me masat e marra dhe se kjo situatë po e fuqizon atë.