Debati për Simon Mirakën, PS: Nuk merr mbështetjen tonë në Kuvend sepse në dokument shfaqet firma e katranit me bojë! Po e ndihmojmë të mos bëhet pis

30 Maj 2022, 11:09 | Përditesimi i fundit: 2022-05-30 16:35:03

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka folur për debatet në lidhje me propozimin me firmën e Berishës të Simon Mirakës si anëtar i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, kjo është dhe arsyeja që kandidatura e Simon Mirakës si anëtar në dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit nuk po merret në konsideratë pasi nuk votojnë asnjë shkresë të firmosur nga Berisha.