Gjatë fjalës së tij në hapjen e qendrës ‘Arturbina’ kryeministri Edi Rama u shpreh se godina aktuale e Teatrit Kombëtar e ka mbyllur misionin e saj dhe se pyetja që duhet të ngrihet është se cfarë duhet bërë për të mbushur ikjet e aktorëve të mëdhenj. Ai tha se Robert Ndrenika është mojkani i fundit i një brezi të artë, ndërsa nuk i shquan se ku janë trashëgimtarët.
Nuk është pyetja a duhet prishur Teatri Kombëtar, ajo godinë ku sot nuk e bën një festival kombëtar, jo më rajonal, është e degraduar. Pyetja është cfarë duhet bërë për të mbushur gropat e mëdha të ikjeve pa fund të aktorëve të mëdhenj Kadri Roshit, Sulejman Pitarkës, Bujar Lakos dhe me radhë, se kur e shoh sot Robert Ndrenikën në tryezat për të ardhmen e godinës, më shumë se cfarë mendon ai për godinën mua më pikëllon dukja e tij prej mojkani të fundit, e një historie talentesh të mëdha, avacionesh të pafundme. Ndërkohë që nuk i shquan sot se ku janë trashëgimtarët e fronit të Ndrenikës. Kjo është pyetja e vërtetë që do të meritonte një debat shumë serioz.
Edi Rama