Debati/ Veliaj për Metën dhe opozitën: Minoranca që bën zhurmë s'do ta bllokojë Teatrin e ri

11 Maj 2020, 15:29

TIRANE-Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka kthyer sot sërish një përgjigje Presidentit Ilir Meta dhe opozitës lidhur me Teatrin Kombëtar pas debatit për kalimin e pronësisë duke deklaruar se duan apo nuk duan, ata që ai i cilësoi si minoracë e zhurmshme, godina e re do të ndërtohet.

Në shtëpitë e vjetra, që u rrënuan, kishim nostalgji, kujtime, histori. Megjithatë, vjen një moment ku shtëpia e vjetër nuk mban më ose prej amortizimit, ose prej tërmetit. Lind nevoja për t’i thënë lamtumirë një projekti 100-vjeçar dhe për t’i thënë mirë se erdhe një projekti të ri, që do jetë për 100 apo 200 vitet e ardhshme. Por, kemi shtëpi të re, çerdhe, kopshte, shkolla, parqe, shesh, Pazar, Kala, Unazë të re, do të kemi edhe një Teatër të ri.