Dëbimi i dy diplomatëve, iranianët mbrëmjen e sotme u larguan nga Shqipëria

18 Janar 2020, 22:48

TIRANE-Dy diplomatët iranianë të shpallur 'non grata' të padëshiruar nga qeveria shqiptare, mbrëmjen e sotme në limitet e afatit të vendosur janë larguar përmes aeroportit të Rinasit në drejtim të Turqisë. Diplomatët e dëbuar janë Mohamed Peimanemati, që ishte këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se struktura e Antiterrorit në policinë e shtetit ka ndjekur të gjithë procedurën deri në ngritjen e avionit me dy iranianët brenda, pasi sipas informacioneve nga shërbimet partnere, dy diplomatët që u dënuan mund të mos respektonin urdhrin e dëbimit.

Nga hetimet e shërbimit informativ shqiptar dhe Antiterrorit rezultoi se dy iranianët edhe pse me status diplomati kryenin veprimtari agjenturore duke ngritur grupe pune për të marrë informacione sekrete duke shkelur lignin.

    No videos found.