Arta Kacabuni është dënuar nga drejtësia italiane për përfshirje në organizatë kriminale dhe ka marrë ekspuls ka Italia, pasi akuzohet për gjetjen dhe përfshirjen e personave në grupit terrorist të ISIS. Vëllai i saj, Baki Coku, u riatdhesua disa muaj më parë pasi kishte dalë nga burgu i Grossetos.
Që nga janari i vitit 2015, 341 persona janë dëbuar për arsye sigurie, nga të cilat 104 në vitin 2018. Arta Kacabuni, e ashtu quajtur Alina, ishte e njohur për policinë që prej vitit 2015, si pjesë e një hetimi që çoi në arrestimin e 10 ekstremistëve islamikë.
Hetuesit e Toskanës në bashkëpunim me ato të Milanos e kanë identifikuar Kacabunin për pjesëmarrje dhe dërgimin në Siri të disa ekstremistëve islamikë, ndër të cilët edhe shtetasen italiane Maria Giulia Sergio dhe bashkëshortin e saj shqiptar, Aldo Kobuzi, të cilët ndodhen ende në zonat e lindjes që prej 2014-ës duke iu bashkuar forcave ekstremiste.