Dëbora dhe akull në rrugë, bllokohet lëvizja në 5 fshatra në Krujë

4 Janar 2019, 13:55

Pesë fshatra në malësinë e Krujës janë bllokuar nga dëbora. Fshatrat e bllokuar janë Kroi i Madh, Bruz Mal e Bruz Zallë, Rranzë, Çudhi, Kamp dhe Parku kombëtar i Qafë Shtamës. Trashësia e dëborës është rreth 15 centimetra por problemi është prania e akullit në rrugë e cila bën të pamundur kalimin e mjeteve. Në mungesë të kripës dhe skorjeve punonjësit e bashkisë hedhin dhe në rrugë.