Dëbora në Korçë, izolohet Mokra dhe fshati Panarit, probleme me energjinë

5 Janar 2019, 13:37

Në qarkun e Korçës janë disa fshatra të bllokuar nga dëbora. Sipas gazetares së Report Tv në Korçë, Iris Rezhda janë izoluar fshatrat në Mokër të Pogradecit dhe Panariti në Korçë. Gjithashtu në disa fshatra të Mokrës dhe në Moglicë ka edhe shkëputje të energjisë elektrike. Ndërkohë që në Dardhë, Qafën e Qarrit dhe zonat e tjera malore mund të lëvizet vetë me zinxhirë.