Dëbora në Kukës/ Vështirësohet qarkullimi i automjeteve në Zapod-Shishtavec

5 Janar 2019, 13:03

Reshjet e dëborës kanë sjellë për drejtuesit e automjeteve vështirësi qarkullimi edhe në rrugën Kukës-Shishtavec. Kalimi nga Ura e Zapodit për në Shishtavec është bërë gati e pamundur për shkak të rrëshqitjeve të gurëve, prezencës së akullit e grumbullimeve të dëborës. Report Tv mëson se Bashkia Kukës ka nisur mjetet përkatëse për të bërë të mundur pastrimin e rrugës.