Dëbora 'pushton' edhe Korçën/ Kujdes në Dardhë, Voskopojë dhe Qafën e Qarrit

1 Prill 2020, 21:41 | Përditesimi i fundit: 2020-04-01 22:34:44

1 Prilli në Korçë erdhi me reshje dëbore që përfshinë jo vetëm qytetin por edhe rrethinat. Temperaturat që kanë pësuar ulje të ndjeshme në vlerat e tyre filluan të shoqërohen me erë të fortë dhe reshje intensive. Ndërkohë firmat kontraktore vijojnë të kriposin rrugët. Zonat problematike janë segmentet;  Dardhës, Voskopojës por edhe në Qafën e Qarrit, që drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes.

  •