Dëbora vështirëson kalimin në disa akse rrugore të Vlorës, Shtabi i Emergjencës: Kalimi në 48 orët e ardhshme, me zinxhirë

4 Janar 2019, 16:06

Në aksin rrugor Vlorë- Llogara kalohet vetëm me zinxhirë, pasi janë hasur probleme me ngricat e krijuara. Ndërkohë, situata paraqitet e vështirë edhe në dy akset si Kotë-Sevaster dhe Kotë-Vranisht-Kuç.

Shtabi i emergjencës ka konfirmuar se në këto akse problematike do të kalohet në 48 orët e ardhshme vetëm me automjete të pajisura me zinxhirë. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se momentalisht po kërkohet ndërhyrje me borëpastruese dhe mjete të rënda.