Dëbora zbardh Gjirokastrën

9 Janar 2019, 08:46

Edhe Gjirokastra është mbuluar nga dëbora. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se trashësia e borës në qytet arrin në 10 cm, ndërsa në zonat rurale janë bllokuar dhjetëra fshatra. Probleme ka në fshatrat Golem dhe Zagori ku trashësia e borës arrin në 30 cm si dhe Frashër të Përmetit, Lopës dhe Kurvelesh të Tepelenës. Kjo situatë ka sjellë pezullimin e mësimit në të gjithë rrethin me urdhër të Drejtorisë Arsimore.