Dëborë në pranverë, zbardhet Dardha

20 Mars 2021, 17:31

Edhe pse jemi zyrtarisht në sezonin e pranverës, moti ka suprizuar në zonat malore të Korçës, ku reshjet e dëbores kanë nisur në zonën e Dardhës. Intensiteti i tyre ka qenë i lartë dhe për pakë kohë e kanë zbardhur vendin.

Trashësia e borës ka shkuar deri në 10 cm. Deri në këto momente nuk ka probleme sa i përket qarkullimit të automjeteve. Reshjet vijojnë të jenë ende prezente, ndërsa temperaturat  kanë pësuar ulje të ndjeshme.