Dëborë në Tiranë, Bashkia strehon 20 persona të pastrehë, Veliaj: 5 qendra sociale në gatishmëri për këdo që ka nevojë në këto ditë të ftohta

14 Shkurt 2021, 14:55 | Përditesimi i fundit: 2021-02-14 18:26:14

Në këto ditë të ftohta dimri, sidomos si kjo e sotmja, ku qyteti u mbulua nga dëbora, Bashkia e Tiranës me të gjitha strukturat e saj është në gatishmëri për të ndihmuar të pastrehët, për të pastruar rrugët apo për t'i ardhur në ndihmë kujtdo që ka nevojë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi në Qendrën Sociale “Strehëza” në Shkozë, personat e strehuar aty, për te cilët ekipi i terrenit u kujdes që të kalonin mbrëmjen në një ambient të ngrohtë dhe me ushqim.