Dëborë në zonat malore të Korçës, zbardhet Dardha, autoritetet kriposin rrugët

26 Mars 2020, 11:59

Gjatë mbrëmjes së djeshme në zonat malore të Korçës ka pasur reshje dëbore. Në fshatin turistik të Dardhës trashësia e borës arrin në 15 -20 cm.

Firmat kontraktore kanë punuar që prej orëve të para të mëngjesit me kriposje dhe pastrim, ndërkohe punë më intensive është kryer pas kilometrit të14 ku dhe vështirësia ka qenë më e madhe. Ndërsa nga kilometri i 7 deri në km e 14 trashësia e borës ka arritur nga 5 deri në 15 cm. Reshjet e bores të shoqëruara me erë vijojnë ende në Dardhë.