Deda i kohëve moderne, elektricistët e Vlorës majë shtyllave mes borës

4 Janar 2019, 16:38

Në kushtet e vështira të motit, disa punonjës publikë rrezikojnë jetën për të ofruar shërbime për qytetarët. 
Fotot e mëposhtme ju takojnë punonjësve të OSHEE-së në Vlorë të cilët në mes të borës dhe temperaturave të ulëta kanë hipur mbi shtyllat e tensionit për të riparuar defektet në mënyrë që banorët të kenë energji elektrike.