Defekt në makinë, merr flakë makina në autostradën Tiranë-Elbasan

20 Dhjetor 2020, 16:57

TIRANË - Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në autostradën Tiranë-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në orën 16:16 ku ka marrë flakë makina me drejtues me iniciale K.Sh. Mësohet se shkak i aksidentit është bërë një defekt teknik i automjetit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të renies së zjarrit.