‘Dëgjo këtu ti pederast mu*i’/ Incidenti ‘live’ në Komisionin e Integrimit, shtanget Rudina Hajdari

23 Shtator 2020, 14:06 | Përditesimi i fundit: 2020-09-23 14:08:37

Komisioni për Integrimin Europian ka miratuar ditën e djeshme në mbledhjen e sotme virtuale projekt- relozutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.

Gjatë mbledhjes u shënua një incident në momentin që kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari po bënte apelin përmes platformës “Zoom”, në radhën e deputetit Taulant Balla, u dëgjua edhe zëri “misterioz”.

Një nga mikrofonët e deputetëve ndizet dhe dëgjohet telefonata: “Dëgjo këtu ti pederast m*ti”. Ndërkohë që dëgjohet edhe një përgjigje tjetër: “Pse ça bëra unë?”