Dëgjohen shpërthime të fuqishme të municioneve në ishullin e Sazanit, nuk dihet gjendja e ushtarakëve që po luftojnë me flakët

6 Qershor 2022, 12:01

Teksa vijon beteja me flakët në ishullin e Sazanit, dëgjohen vazhdimisht shpërthime të forta. Dyshohet se shpërthimet vijnë nga granatat dhe municionet e tjera luftarake duke e bërë situatën akoma më të rrezikshme. Nuk dihet si është gjendja e forcave zjarrfikëse, forcave të ushtrisë dhe punonjës që mbrojnë zonat pyjore, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

  •