Dëgjohen të shtëna me armë në qendër të Shkodrës, policia në vendngjarje

13 Qershor 2020, 22:22

Dëgjohen të shtëna me armë në qendër të Shkodrës, pranë poliklinikës së qytetit. Nuk raportohet për të plagosur, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu policia është duke pyetur edhe në spitale nëse ka të plagosur, por deri tani nuk është raportuar asnjë.