Degradimi i Pyllit të Sodës, "mushkëria" që u kthye në gangrenën e Vlorës

29 Shtator 2020, 21:16

"Mushkëria e qytetit" të Vlorës lëngon prej vitesh. Pushteti lokal dhe ai qwndror duket se kanë dështuar për ta mbrojtur Pyllin e Sodës.  Gjithë mbetjet e hedhura nga vizitorët janë aty ndër pisha.

Jo vetëm mbetje ushqimore por edhe inerte të hedhura pa kriter.

Eksperti i mjedisit Simo Ribaj flet për faktorët kryesorë që po çojën drejt degradimit rreth 750 hektarë me pisha.

Një pjesë e Pyllit të Sodës është zonë e mbrojtur dhe menaxhohet nga AKZM, ndërsa një pjesë tjetër është nën kujdesin e Bashkisë së Vlorës. Ndotja është më e madhe pikërisht në hapësirën që menaxhohet nga Bashkia.

Në muajin korrik, Prefekti i Vlorës prezantoi nismën për mbjelljen e pemëve dhe pastrimin e pyllit, por faktet tregojnë se edhe ky projekt nuk po funksionon.

Pylli i Sodës është një pyll artificial i krijuar pas rreth viteve 1960 në një zonë moçalore e me duna rëre. Por në vend qe të pasurohej me pemë të reja, ai po shkon drejt degradimit të plotë.