Deklarata 'bombë', Rudina Hajdari: Jam kërcënuar në zyrë, merrni masa para se të ketë ndonjë viktimë

28 Tetor 2019, 10:21 | Përditesimi i fundit: 2019-10-28 10:23:31

TIRANE-Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca e radhës plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa në fokus do të jenë problemet e popullit.

Të enjten e kaluar nuk pati seanca, pasi me ndryshimet e reja në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar që deputetët një herë në muaj të jenë në zonat e tyre ku janë zgjedhur dhe më pas të mbahet një seancë plenare për t'i diskutuar.Por si në seancën e muajit të kaluar që ishte e posaçme për hallet e popullit edhe sot pritet që të ketë anashkalime të kësaj teme dhe në debat të mbizotërojë aktualiteti politik e reforma zgjedhore që është cështje kryesore."Para pak ditësh u dërgova një shkresë për një kërkesë që të siguronia ambientet e Kuvendit dhe të Kryesisë. Nuk mund të ndodhë sot që deputetët të kërcënohe. E papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam pasur raste që në zyrën time më kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Ka ikur ajo kohë. Ju lutem, merrni masat para se të kemi ndonjë viktimë. Masat të jenë në kryesinë e kuvendit, asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar, të marrë të tjerë dhe të shantazhojë. Ju lutëm të merren masat" deklaroi Rudina Hajdari.