Deklarata e Berishës/ Shehi: Rrini të qetë, ishte koha për të marrë armët dhe ne morëm letrat

21 Dhjetor 2018, 14:58 | Përditesimi i fundit: 2018-12-21 15:07:50

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit ka reaguar pas thirrjeve të Berishës duke u kërkuar socialistëve që të mos kenë frikë. “Pas kësaj punës së këngës bëhet serioze kjo çështje. Rrini të qetë se ne që jemi këtu kur ishte kjo puna e armëve e mbyllëm dhe e bëmë me letra demokracinë. Kështu që rrini të qetë se nuk ka për të marrë njeri armën. Përtej pasionit të Berishës, rrini të qetë. Ishte koha për të marrë armët dhe nuk i morëm” tha Shehi.